Prishtinë: Arrestohet një person pas të shtënave në ajër - NACIONALE

Prishtinë: Arrestohet një person pas të shtënave në ajër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person është arrestuar nga Policia.

Sipas policisë, i dyshuari ka qëlluar disa herë në ajër ndërsa po lëvizte me automjetin e tij. Gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ai ka hedhur armën nga vetura dhe më pas është zhdukur në drejtim të panjohur.

Policia ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar një armë zjarri dhe një gëzhojë.

I dyshuari nuk ka mundur të merret në pyetje për shkak të gjendjes së tij të dehur dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për të vijuar procedurat e mëtejshme ligjore.

Lajme të ngjashme