Prishtinë: 9-vjeçarja ngacmohet përmes rrjeteve sociale, familja e kërkon ndihmën e Policisë - NACIONALE

Prishtinë: 9-vjeçarja ngacmohet përmes rrjeteve sociale, familja e kërkon ndihmën e Policisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vazjsë e mitur nga Prishtina tash e një kohë po ngacmohet përmes rrjeteve sociale nga një person. Familja e së miturës ka arritur që të gjejë prova për këtë rast të rëndë dhe të njejtat ia ka dorëzuar policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një prindi në Prishtinë, i cili ka njoftuar Policinë se vajza e tij 9-vjeçare i është ngacmuar në rrjete sociale.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur para disa ditësh në rrugën “Gjon Buzuku”, kur babai i viktimës kishte vendosur të raportojë në Polici, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka dërguar dëshmi që provojnë ngacmimet e personit të dyshuari.

Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e ka ngacmuar të miturën me thirrje dhe mesazhe, në rrjete sociale, tash e një kohë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe. Gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, prindërit kanë deklaruar se si pasojë e kësaj, vajza nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Në lidhje me këtë rast, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Ngacmim”.

Lajme të ngjashme