Prishtinasit ia vjedhin një makinën për bluarjen e mishit, para kesh dhe cigare
Dje në Prishtinë, saktësisht në rrugën ‘Muharrem Feja’ ka ndodhur një vjedhje.
Një person ka raportuar se disa të tjerë kanë hyrë me forcë në lokalin e tij me ç’rast i kanë vjedhur para kesh, një makinë për bluarjen e mishit dhe cigare.
Sipas raportin 24-orësh të Policisë rasti është në procedurë hetimore.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 15.10.2022–00:10-06:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij me ç’rast kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarjen e mishit. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.