Prishtina Weather publikon pamjet: Ndotje enorme e ajrit në natën e Vitit të Ri - NACIONALE

Prishtina Weather publikon pamjet: Ndotje enorme e ajrit në natën e Vitit të Ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hedhja e fishekzjarreve natën e Vitit të Ri ka ndotur ajrin jashtë mase, njofton Prishtina Weather.

Faqja për parashikimin e motit, ka publikuar një video, ku shihet kryqyteti i mbuluar nën tym.

“Sipas matjeve në regjistruara në stacionin e IHMK-së në qendër të qytetit, koncentrimet e grimcave PM10 ishin edhe për shtatëfish më të larta nga ato normale, deri në 352 ug/m3 që u regjistruan në orën 2, e ato më të imta PM2.5 deri në 291ug/m3. Të larta ishin edhe në Gjilan, deri në 200 ug/m3 sikurse ato PM10 dhe PM2.5. “ – thuhet në njoftim.

Madje, as vitin e kaluar, sipas faqes, nuk ka pasur ndotje në këtë nivel.

“Sa për krahasim, koncentrimet ishin të larta edhe vitin e shkuar, por jo në këtë nivel. Më 1 janar 2023, në orën 1, koncentrimet e grimcave PM10 ishin në 170ug/m3”.

Lajme të ngjashme