Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së, Musmurati: “Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve”
Sheshet kryesore të kryeqytetit janë mbuluar sot nga ngjyrat kuqezi të flamujve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe numërimit mbrapsht drejt verdiktit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Përmes një postimi, Nënkryetarja e Kryeqytetit dhe nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati, ka shpërndarë pamje mbresëlënëse nga sheshi qendror i Prishtinës, duke e cilësuar këtë veprim si shprehje të krenarisë dhe pritjes mbarëpopullore.
“Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve. Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë,” ka shkruar Musmurati.