“Prishtina Parking” me tender 750 mijë euro, asamblisti i VV-së kërkon anulim
Prishtina Parking, muajin e kaluar, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 750 mijë euro për Shërbime në menaxhimin e parkingjeve.
Kjo shumë e madhe po kritikohet nga ekspertët e edhe asamblistët.
Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla ka shkruar se po vazhdon shpërdorimi dhe keqmenahimi i pasurisë publike në Prishtinë.
“Kontrata e “Prishtina Parking” me një operator ekonomik, për ofrimin e disa shërbimeve është e paligjshme.
Në kontratë janë të përfshira kompetenca që janë ekskluzivitet i Policisë së Kosovës.
Andaj, kjo kontratë duhet anuluar”, ka shkruar Sveçla.