Prishtina nesër pritet të përfshihet nga një erë e fort nesër, komuna del me udhëzime dhe këshilla për qytetarët
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se nesër pritet të ketë erë të fortë në kryeqytet.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, komuna ka treguar se në zona kodrinoro-malore shpejtësia e erës pritet të jetë 11–14 m/s.
Për këtë arsye komuna ka dalë me disa udhëzime për qytetarët.
“Bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga mëngjesi i ditës së diel, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.
📌 Shpejtësia e erës: • Zona kodrinoro-malore: 11–14 m/s (erë e fortë) • Zona më të ulëta: 8–11 m/s (erë mesatarisht e fortë)”, është thënë në njoftim.
Sipas parashikimeve, ka njoftuar komuna, erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës.
Me tej, komuna ka treguar udhëzime dhe këshilla për qytetarët.
“Pa krijuar panik, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe përgatitje të thjeshtë, veçanërisht gjatë ditës së diel: • Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati (vazo, reklama, panele të përkohshme). • Tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore. • Shmangni qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë. • Drejtuesit e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, të lëvizin me kujdes të shtuar. • Nëse vëreni rrezik potencial (degë të rëna, objekte të lëvizshme, dëmtime), njoftoni shërbimet kompetente”, është thënë në njoftim.