Prindon Sadriu me çantë në krah shkon në Uashington: Ndihem sikur asgjë nuk ka ndryshuar - NACIONALE

Prindon Sadriu me çantë në krah shkon në Uashington: Ndihem sikur asgjë nuk ka ndryshuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prindon Sadriu, diplomat i Kosovës dhe bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka “lënë” Kosovën përkohësisht, duke udhëtuar drejt ShBA-së.

Më saktë, Sadriu po qëndron në Uashington.

Në fotografinë e publikuar në “X”, Sadriu ka shkruar se ShBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm për Kosovën.

“Ndjenjë sikur asgjë nuk ka ndryshuar, prapë në Uashington DC, ku dikur punova për Dhomën e Përfaqësuesve para 20 vjetëve. Kryeqyteti i botës së lirë mbetet aleat i domosdoshëm, sidomos për Republikën e Kosovës. Mirënjohës për partneritetet e gjata!” – ka shkruar Sadriu.

Lajme të ngjashme