Pretendohet se kryetari i Kamenicës ka shpërndarë grurë me prejardhje nga Serbia (Foto) - NACIONALE

Pretendohet se kryetari i Kamenicës ka shpërndarë grurë me prejardhje nga Serbia (Foto)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Naim Arifi, i cili kishte shërbyer si Drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Kamenicës, po thotë se VV-ja sot ka shpërndarë farë gruri me prejardhje nga Serbia në këtë komunë.

Arifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar disa foto nga shpërndarja e grurit, për të cilin pretendon se vjen nga Serbia.

“Partia që u ngrit me kundershti ndaj produkteve serbe, me "dashte tenden", me rrotullim kamionesh, sot, ne rehatine e pushtetit, i harruan plotesisht”, tha ai.

Tutje, Arifi shtoi se Kosova është bërë vend i opurtunizmit me çdo kusht.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë sot ka shperndarë farë gruri me prejardhje nga Serbia.

Partia që u ngrit me kundershti ndaj produkteve serbe, me "dashte tenden", me rrotullim kamionesh, sot, ne rehatine e pushtetit, i harruan plotesisht.

S'kemi pse çuditemi më. Sot, nga vendi i idealeve me çdo kusht, është bërë vendi i oportunizmit me çdo kusht.

Lajme të ngjashme