Pretendimi i Petkoviqit: Prishtina po do ta shmangë themelimin e Asociacionit
Asamblistët e Asamblesë komunale të Mitrovicës së Veriut, sot gjatë ditës u njoftuar, se kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metra katrorë për Policinë e Kosovës. E gjithë kjo pas një kërkese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që udhëhiqet nga ministri Xhelal Sveçla.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Petar Pekoviq, drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”. Kryenegociatori serb e ka bërë një interpretim të çuditshëm, duke deklaruar se Kosova po dëshiron të shmangë themelimin e Asociacionit.
"Prishtina po do ta shmangë themelimin e Asociacionit dhe të parandalojë shkarkimin e kryetarëve ilegalë", deklaroi sot Petkoviq, ndër të tjera, transmeton Koha.