Presidentja pret në takim ambasadorin britanik, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE - NACIONALE

Presidentja pret në takim ambasadorin britanik, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin britanik në vendin tonë, Jonathan Hargreaves.

Përmes një komunikate për media, presidenca ka njoftuar se në takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në prag të votimit nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate. Presidentja Osmani vuri theksin tek rëndësia e këtij anëtarësimit të Kosovës për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim.” – thuhet në njoftim.

Presidentja tutje ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme