Presidentja për presionin ndërkombëtar për targat: Nuk do ta quaja presion - NACIONALE

Presidentja për presionin ndërkombëtar për targat: Nuk do ta quaja presion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja, Vjosa Osmani është deklaruar për çështjen e vendimit të qëeverisë për targat, tash kur nuk kanë mbetur më shumë se 6 ditë, deri në hyrjen e tij në fuqi.

Ditëve të fundit ka pasur disa takime ndërmjet ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe Kryeministrit Kurti, ku u përmend një shtyerje e mundshme e këtij vendimi. Madje edhe ishte edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ai që personalisht, kërkoi nga Qeveria e Kosovës, shtyerjen e vendimit.

Krejt këto nuk po i sheh si presion, presidentja Osmani, duke thënë se do të gjejnë një zgjidhje

Në radhë të parë unë nuk do ta quaja presion, gjithçka çka vjen nga miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundur dhe sikurse ne si liderë institucionalë ashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, qëllimin e kemi që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë e përtej saj, kurse sa i përket qëndrimit tim rreth targave e kam dhënë para disa ditësh, pra kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë do ta gjejmë një zgjidhje ku qytetarët serb nuk do të ndihen të kërcënuar e as të frikësuar”, tha Osmani.

Përderisa Qeveria e sheh si një problem i cili zgjidhet me anë të vendimit, i cili duhet të zbatohet, presidentja ka folur në lidhje me gjetjen e “një zgjidhje”, por edhe respektim të afatit të paraparë nga vendimi.

Pra ne duhet të ulemi dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët ku edhe respektohen obligimet ligjore e kushtetuese që i kemi ne, e në anën tjetër të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë ndihen të mbrojtur e mbi të gjitha i mbrojmë mbi kërcënimet e vazhdueshme që po ua bëjnë bandat kriminale serbe dhe besoj se do të gjendet një zgjidhje përpara që edhe do t’i mbrojë serbet por edhe do të respektohet afati” është shprehur tutje Presidentja

Lajme të ngjashme