Osmani viziton Nënën Stanë Gashi për festën e Pashkëve: Simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun - NACIONALE

Osmani viziton Nënën Stanë Gashi për festën e Pashkëve: Simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të festës së Pashkëve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me familjen e saj, ka vizituar Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në fshatin Peshter të Brusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo vizitë është bërë në frymën e dashurisë, respektit dhe shpresës që simbolizon kjo festë.

Ajo rikujtoi se vetëm disa muaj më parë e kishte dekoruar Nënën Stanë me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, në shenjë nderimi për humanizmin dhe qëndresën e saj gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Lajme të ngjashme