Presidentja Osmani vizitoi Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve - NACIONALE

Presidentja Osmani vizitoi Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të Javës së të Shurdhërve, Presidentja e Republikës së Kosovës ka vizituar Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

Përmes një postimi nga Presidenca bëhet e ditur se Osmani ka theksuar se ofrimi i mundësive të barabarta si dhe qasja e barabartë për të gjithë, janë përkushtimi i çdoditshëm i institucioneve të Kosovës.

“Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Sa më shumë mundësi për ta, sa më shumë kushte për ta, shoqëria jonë do të jetë më e barabartë dhe më e dinjitetshme”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim.

Presidentja Osmani u ka ofruar mbështetje kësaj kategorie dhe i ka inkurajuar që të jenë të vendosur për eliminimin e të gjitha pengesave të çfarëdo natyre qofshin ato.

Lajme të ngjashme