Presidentja Osmani takon për të treten herë presidentin e Kenias
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Kenias, Willaim Ruto.
Sipas njoftimi të Presidencës, ky është takimi i tretë mes tyre.
Edhe në këtë takim është diskutuar për avancimin e raporteve në mes dy shteteve.
“Presidentja Osmani: Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias.” – thuhet në njoftim.