Presidentja Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtuar mbrëmë iftarin për kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.
Osmani u shpreh se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.
Po ashtu e para e vendit falënderoi edhe BIK-un për kontributin e vazhdueshëm në kultivimin e vlerave të paqes e tolerancës ndërmjet qytetarëve të vendit.