Presidentja Osmani shpërndanë fotografi krah liderëve evropian në Pragë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Pragë të Çekisë, aty ku pritet të mbahet samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian.
Osmani me anë të një statusi në Facebook, ka shpërndarë fotografi me shumicën prej liderëve evropian: Macron, Erdogan, Ursula von der Leyen etj.
“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!” ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se Komunitetit Politik Evropian (EPC), ishte ide e presidentit francez Emmanuel Macron, e për qëllim ka për nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.