Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Malajzisë - NACIONALE

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Malajzisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës, në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet të dy teksa u shfaqën gatishmëri për thellimin e mëtejmë të tyre.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit’, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me Malajzinë në sektorin e a bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

Lajme të ngjashme