Presidentja Osmani pret Presidentin Begaj: Theksohet bashkëpunimi i pandalshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim miqësor fundvitit Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë këtij takimi, dy presidentët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të qëndrojnë gjithmonë krah njëra-tjetrës në sfidat dhe synimet e përbashkëta.
Në prag të festave të fundvitit, Presidentja Osmani i përcolli homologut të saj shqiptar urime të përzemërta, duke shprehur dëshirën që viti i ardhshëm të sjellë më shumë afërsi ndërmjet dy shteteve, rritje të bashkëpunimit dhe përparim të qëndrueshëm drejt rrugës evropiane.
Të dy liderët ritheksuan përkushtimin për vazhdimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, duke nënvizuar se partneriteti Kosovë–Shqipëri mbetet një shtyllë e rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.