Presidentja Osmani në Londër, bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II - NACIONALE

Presidentja Osmani në Londër, bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në Londër për të bërë homazhe para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një rrjetin social Tëitter, ku shihet se është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, përcjell Klankosova.tv.

“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në Westminster Hall në Londër. Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj punës”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme