Presidentja Osmani në 25 vjetorin e masakrës në Lybeniq: Nuk u kursyen as fëmijë 18 muaj dhe 7 vjeç - NACIONALE

Presidentja Osmani në 25 vjetorin e masakrës në Lybeniq: Nuk u kursyen as fëmijë 18 muaj dhe 7 vjeç

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit, duke thënë se regjimi gjenocidial i Serbisë masakroi 79 civilë në këtë fshat.

Osmani ka thënë se tendenca për shfarosje të popullit shqiptar, ia mori jetën edhe një fëmiju 18 muajsh e një 7 vjeçari.

Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Zyrës së Presidentes.

Reagimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi masakrën e Lybeniqit

25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.

Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar.

Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën.

Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!

Lajme të ngjashme