Presidentja Osmani ndan 100 mijë euro për organizatat e personave me aftësi të veçanta - NACIONALE

Presidentja Osmani ndan 100 mijë euro për organizatat e personave me aftësi të veçanta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe organizatën e Studentëve Handicap.

Në të dy takimet ajo ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

“Kujdesi institucional ndaj kësaj kategorie nuk duhet të fokusohet në një ditë të vetme, por gjatë gjithë vitit, prandaj këtë vit presidentja ndanë 100 mijë euro shtesë subvencione vetëm për organizatat e personave me aftësi të veçanta”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që t`i mbështes sportistët paraolimpik, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Paralimpike në Paris më 2024.

Lajme të ngjashme