Pas 'ndejës' në Presidencë, Osmani shkon edhe në “Sunny Hill” me familje
Pasi e nderoi super-yllin botëror, Dua Lipa, me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në Zyrën e Presidencës së bashku me familjen e saj, presidentja Osmani ka mbërritur në parkun e Gërmisë për të shijuar festivalin “Sunny Hill”.
Këtë moment, presidentja e vendit e shfrytëzoi që artisten me famë botërore ta takojë edhe me bashkëshortin dhe vajzat e saj, të cilat shihen mjaft të buzëqeshura pranë saj.
Pas kësaj, presidentja Osmani është parë në parkun e Gërmisë me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj për të shijuar atmosferën e festivalit "Sunny Hill".
