Presidentja e pret në takim Ballkanin para ndeshjes me Sivassporin
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka shkuar në vizitë te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesën e kësaj të fundit, në prag të ndeshjes kundër skuadrës turke, Sivasspor.
Njoftimin për vizitën e ka bërë skuadra suharekase me anë të rrjetit social Facebook, ku u tha se Vjosa Osmani ka uruar skuadrën për arritjen e klubit dhe i ka dëshiruar suksese në rrugëtimin tutje në Evropë.
Postimi i Ballkanit
𝗙𝗮𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗣𝗿𝗲𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲
Sot me ftesën e të parës së vendit ishim në presidencë. Vjosa Osmani na uroi për arritjen e klubit si dhe na dëshiroj suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje në evropë.
𝗙𝗖 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗞𝗔𝗡𝗜🟠
#KrenariaeKosovës
#fcballkani
#uefaconferenceleague
Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në Ligë të Konferencës nesër, ndaj Sivassporit që e mposhti një javë më parë me rezultat 4:3 dhe tani ndeshja në Fadil Vokrri do të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionit kosovar.
Më herët Ballkani njoftoi se janë shitur të gjitha biletat në stadium për këtë ndeshje.