Presidenti slloven: Në dialog ka problem mosbesimi mes Prishtinës dhe Beogradit
Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor ka komentuar tensionet e fundit mes Prishtinës. dhe Beogradit.
Pahor në një intervistë për Anadolu Agency (AA) tha se mbeshtet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka mosbesim mes palëve.
“Mbështes dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi. Është një çështje e vështirë, por për momentin ka problem të madh besimi mes palëve. Jam në kontakt me të dyja palët dhe e shoh se sa e vështirë është me atë shumë. Nëse nuk ka dialog të fuqishëm, gjithmonë ekziston rreziku i ngjarjeve të tilla që mund të rrisin tensionet. Momentalisht nuk ka dialog të fuqishëm. Mundohem t’i inkurajoj palët që të bëjnë më të mirën sepse marrëveshja e paqes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin e dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin”, tha Pahor.
Më tutje, Presidenti Slloven tha se në planin afatgjatë, mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet në Ballkanin Perëndimor është anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian.
"Zgjidhja e vetme është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE. Mendoj se BE-ja duhet të bëjë më shumë. Proces të njëjtë e shohim edhe në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe në tensionet midis grupeve të caktuara etnike në Bosnjë e Hercegovinë, ku zgjedhjet priten me ankth. Në planin afatgjatë, e vetmja rrugë për zgjidhjen e këtyre problemeve është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE”
Presidenti slloven, Borut Pahor po qendron në një vizitë zyrtare në Ankara.