Presidenti | Rexhepi: Nuk do ta mbështesim një kandidat që cenon karakterin multietnik të Kosovës
Deputetja Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike tha se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë synojnë të ndihmojnë në zhbllokimin institucional, duke theksuar se vendi ka nevojë sa më shpejt për Kuvend, Qeveri dhe President funksional.
Në Klan Kosova, ajo tha se mbështetja e saj nuk do të kushtëzohet nga përkatësia partiake e kandidatit për kryeministër, por nga mundësia për të çuar përpara formimin e institucioneve. ‘’Ne si përfaqësues të komuniteteve joshumicë duam të jemi konstruktivë.’’
E pyetur për kandidatin që mund ta mbështesin komunitetet, ajo tha se presidenti duhet të jetë figurë bashkuese dhe jo e kontestuar. ‘’Nuk do ta mbështesim një kandidat kontrovers që cenon karakterin multietnik të Kosovës.’’