Presidenti polak për shpërthimin: Ndoshta ishte një aksident fatkeq nga mbrojtja ukrainase
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se raketa që ka rënë në vendin e tij dhe që ka vrarë dy njerëz, duket se ishte një aksident fatkeq.
Ai shtoi se ka shumë gjasa që raketa ishte e prodhimit rus, e përdorur nga sistemi i mbrojtjes ajrore i Ukrainës, shkruan gazeta “The Guardian”.
Prezydent @AndrzejDuda: Nic nie wskazuje na to, że był to intencjonalny atak na Polskę. Najprawdopodobniej była to rakieta produkcji rosyjskiej typu S-300. Nie mamy w tej chwili dowód na to, że była to rakieta wystrzelona przez stronę rosyjską. [1/2]
— Kancelaria Prezydenta (@prezydentpl) November 16, 2022
📍@BBN_PL
Duda tha se nuk ka bazë për të besuar incidenti me raketë ishte sulm i qëllimshëm ose raketë e hedhur nga pala ruse.
Komente të ngjashme për këtë rast ka dhënë më herët edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se ka pak gjasa që raketa të jetë hedhur nga Rusia.