Presidentja Osmani viziton Klinikën Emergjente, Kardiologjinë dhe një Stacion Policor në Prishtinë - NACIONALE

Presidentja Osmani viziton Klinikën Emergjente, Kardiologjinë dhe një Stacion Policor në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë kryer vizita në disa prej institucioneve kyçe të kujdesit shëndetësor dhe sigurisë në vend.

Presidentja Osmani ka thënë se se përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor ndaj qytetarëve janë burim krenarie për Kosovën.

“Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë. Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurt çdo ditë të vitit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lajme të ngjashme