Presidenti i Sri-Lankës largohet nga shteti me aeroplan ushtarak
Presidenti i Sri-Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është larguar nga vendi i tij me një aeroplan ushtarak, kur shteti aziatik po ballafaqohet me krizë ekonomike e protesta masive.
Forcat ajrore të Sri-Lankës konfirmuan se politikani 73-vjeçar ka shkuar në Maldive me bashkëshorten e tij dhe me dy zyrtarë të sigurisë.
Largimi i Rajapaksa-s i jep fund një dinastie familjare, e cila ka qenë në pushtet në Sri-Lankë me dekada.
Vendndodhja e presidentit nuk dihej nga e shtuna, kur protestuesit e zemëruar u futën në rezidencën e tij.