Presidenti i Francës uron Karim Benzeman për Topin e Artë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema që arriti ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022.
Benzema riktheu Topin e Artë në Francë pas Zinedine Zidane që e kishte fituar 24 vite më parë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Macron, që theksoi se Benzema do të mbetet në histori, derisa e uroi për këtë trofe të rëndësishëm.
"KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbesin në historinë e futbollit. 24 vite pas Zidane, Karim Benzema është duke rikthyer Topin e Artë në Francë. Urime për të", shkroi Macron.