Presidenti hungarez së pari shkon në vizitë te kreu i KFOR-it - NACIONALE

Presidenti hungarez së pari shkon në vizitë te kreu i KFOR-it

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Ozkan Ulutash, zhvilloi një takim me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, në selinë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kampin Film City në Prishtinë. Sipas njoftimit të KFOR-it, Sulyok ishte i shoqëruar nga zëvendësministri hungarez i Mbrojtjes, Tamas Vargas, dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.

“Kryekomandanti Ulutash ofroi një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe mbi aktivitetet e KFOR-it,” theksohet në njoftim. Ai ka ripohuar “angazhimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën”.

KFOR-i nënvizon gjithashtu se Ulutash ka vlerësuar “kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të Hungarisë si pjesë e misionit dhe në stabilitetin rajonal”.

Lajme të ngjashme