Presidenca jep detaje për pjesëmarrjen e Osmanit në ceremoninë në Bondsteel - NACIONALE

Presidenca jep detaje për pjesëmarrjen e Osmanit në ceremoninë në Bondsteel

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Kosovës ka dalë me një njoftim në lidhje me pjesëmarrjen e Vjosa Osmanit në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kampin Bondsteel.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se Osmani ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të pranisë trupave ushtarake amerikane në Kosovë.

“Komandanti i deritashëm, koloneli Jonathan Lloyd, ia dorëzoi detyrën kolonelit Sam Sargeant. Presidentja i uroi kolonelit Sargeant detyrën e re, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të paqes e sigurisë në vend. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e jashtëzakonshme të pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, të cilat jo vetëm që garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë, por edhe dërgojnë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme