“Prekje në pjesët intime”: Amerikania e mitur raporton në polici sulmin seksual në Prishtinë
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar edhe një sulm seksual.
Ankuesja është një shtetase amerikane e mitur, e cila ka raportuar se është sulmuar seksualisht derisa ka qenë në rrugë.
Siç njofton policia, deri tani nuk ka të arrestuar.
“Rr. Nexhip Dragaj, Prishtinë 09.02.2024-17:10. Viktima femër shtetase amerikane- e mitur, ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.” – shkroi ai.