“Prej frikës që po bohem i madh në VV”, Krasniqi tregon pse Kurti e kishte shitur banesën - NACIONALE

“Prej frikës që po bohem i madh në VV”, Krasniqi tregon pse Kurti e kishte shitur banesën

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PSD-së për deputet, Florin Krasniqi, ka treguar pse Albin Kurti e kishte shitur banesën e tij para disa viteve.

Në emisionin “Frontal”, ai ka treguar se Kurti e kishte shitur banesën e tij dhe kishte deponuar paratë në VV vetëm për t`i bërë konkurrencë atij, i cili e financonte asokohe VV-në.

Sipas tij, Kurti kishte vepruar kështu nga frika se mos po bëhet ai njeri me ndikim në VV.

“E ka shitë për parti se u kanë xheloz, sepse unë ia kam financu krejt partinë. Ky prej frikës që po bohem i madh mrena VV’së e ka shitë banesën me më bo konkurrencë mu”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme