Prattipati: Kosova është shteti më pro-amerikan në botë - NACIONALE

Prattipati: Kosova është shteti më pro-amerikan në botë

2 orë më parë

nga NACIONALE

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen ndaj SHBA-së, gjatë manifestimit “Thank You USA”, të organizuar nga Kryeqyteti për 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Në fjalimin e saj, Prattipati tha se ndihet e privilegjuar që po e shënon 250-vjetorin e pavarësisë amerikane në Kosovë.

“Mendoj se jam një nga diplomatët më me fat në Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara që pata mundësinë ta festoj këtë përvjetor në Kosovë”, u shpreh ajo.

Diplomatja amerikane theksoi se gjatë shërbimit të saj në vende të ndryshme nuk ka parë afërsi më të madhe ndaj SHBA-së sesa në Kosovë.

“Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë – dhe kam shërbyer e jetuar në shumë vende – por Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë”, tha Prattipati.

Ajo kujtoi edhe mbështetjen amerikane për Kosovën në vitin 1999 dhe në vitin 2008, duke e cilësuar Kosovën si partner dhe aleat të SHBA-së.

Prattipati pranoi se mes dy vendeve ka pasur edhe mospajtime, por tha se ato nuk e kanë zbehur partneritetin.

“Lidhjet tona po bëhen më të forta çdo ditë dhe çdo vit”, deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme