Pranimi i aplikimit në KE, Selimi: Lajm i mirë, 5 mosnjohje abstenuan - NACIONALE

Pranimi i aplikimit në KE, Selimi: Lajm i mirë, 5 mosnjohje abstenuan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova sot ka kaluar fazën e parë aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës me më shumë se 2/3 e votave. Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka vendosur që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare, ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, përmes një cicërime në Twitter tha se vetëm 15 për qind e anëtarëve të kësaj organizate votuan kundër anëtarësimi të shtetit të Kosovës.

Një fakt tjetër interesant është se pesë shtete mos-njohëse të Kosovës nuk votuan kundër Kosovës por abstenuan.

“Vetëm 15% e anëtarëve të Këshillit të Evropës votuan kundër anëtarësimit të Kosovës. Lajm i keq: Hungaria votoi kundër. Kjo është për të ardhur keq. Lajm i mirë, 5 mosnjohje abstenuan.” – ka shkruar Selimi në Twitter.

Ndaj kësaj ngjarje i menjëhershëm ishte reagimi i krerëve të institucioneve kosovare me presidentin Osmani e cila falënderoi aleatët që votuan për Kosovën.

“Flamuri i Republikës së Kosovës së shpejti do të valojë me krenari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Evropës,” - ​​ka shkruar ajo në Twitter.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se shteti i Kosovës “do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës”.

Lajme të ngjashme