Pranimi i provave nga MUP-i serb, Behrami: Gjykata Speciale legjitimoi të gjitha krimet e kësaj organizate kriminale
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka dënuar veprimin e Gjykatës Speciale, e cila në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka pranuar prova nga MUP-i i Serbisë.
Ai ka bërë me dije se një veprim i tillë ka legjitimuar të gjitha krimet e kësaj organizate kriminale ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo gjykatë është shndërruar në institucion të legjitimimit të spastrimit etnik dhe të gjenocidit serb në Kosovë.
“Gjykata Speciale, përmes pranimit të dëshmive nga MUP-i i Serbisë, ka legjitimuar të gjitha krimet e kësaj organizate kriminale ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë! Nga një institucion i drejtësisë, Gjykata Speciale është shndërruar në institucion të legjitimimit të spastrimit etnik dhe të gjenocidit serb në Kosovë! Prandaj, protestat qytetare nuk duhet të ndalen!”, ka shkruar ai.