Pozicioni ishte përdorur më parë: Shahu ‘zbulon’ se çka mendojnë Messi e Ronaldo për atë se kush ishte më i mirë - NACIONALE

Pozicioni ishte përdorur më parë: Shahu ‘zbulon’ se çka mendojnë Messi e Ronaldo për atë se kush ishte më i mirë

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Superyjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të shtunën kanë postuar së bashku një postim në Instagram dhe Facebook.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar historinë në futbollin modern. Së bashku numërojnë dymbëdhjetë (12) Topa të Artë të fituar. Andaj, duke i parë së bashku në një fotografi, qoftë edhe për një reklamë, ka nxitur shumë reagim pozitiv në gjirin e futbolldashësve në botë. Postimi, i sponsorizuar nga Louis Vuitton, u publikua pak orë më parë.

Ajo çka bie në sy në këtë fotografi është loja e shahut, e sajuar mbi çantën e brendit e Luois Vuitton. Pyetja e madhe këtu është se cili nga dy superyjet mund ta fitoj lojën bazuar në pozicionin aktual?

Nacionale arriti të mësoi se figurat e shahut aty nuk janë të vendosura krejt rastësisht. Në të vërtetë ky pozicion i figurave është i njëjtë me atë të lojës së shahut mes superyjëve të shahut, Magnus Carlsen dhe Hikaru Nakamura.

Kjo përballje përfundoi në barazim. Pra nga kjo mund të nënkuptohet se Messi dhe Ronaldo janë pajtuar që asnjë nuk qëndron mbi tjetrin në pyetjen e madhe se kush është më i miri.

Lajme të ngjashme