Pozhari nga haxhillëku e komenton arrestimin e “Rusit” në veri: Shteti bëhet me veprime, jo me pallavra - NACIONALE

Pozhari nga haxhillëku e komenton arrestimin e “Rusit” në veri: Shteti bëhet me veprime, jo me pallavra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar politik i ministrit Arben Vitia, duket se po qëndron në Mekë, ku tashmë po organizohet ceremonia e haxhit, një nga udhëtimet më të rëndësishme për besimtarit myslimanë.

Në një fotografi nga Qabeja, të cilën e botoi ditë më parë, Pozhari shkroi “Të përgjigjem, Zoti im”, një thirrje që e përdorin haxhilerët gjatë haxhit.

Përkundër qëndrimit në haxh, që është një nga pesë shtyllat e fesë islame, Pozhari duket se nuk ka mundur të shkëputet plotësisht nga zhvillimet në Kosovë, posaçërisht në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të mbetet e tensionuar. Nga Meka, qytet në Arabinë Saudite, Pozhari e lavdëroi aksionin e Policisë së Kosovës, ku mbeti i arrestuar një qytetar serb, që dyshohet për sulm ndaj KFOR-it.

“Edhe një i arrestuar nga Policia e Kosovës shkaku që ka sulmuar KFOR-in në Mitrovicën e Veriut. Pseudonimin e paska pas "Rusi".

Shteti bëhet me veprime, jo me pallavra.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme