Pozhari me elozhe mosvet për Kurtin: Po i thonë se na acaroi me ndërkombëtarët, veç pse e shtriu ligjin në veri
Xhevdet Pozhari, analist në “Këndin e Debatit”, ka shkruar një status të mbushur me elozhe dhe apologji ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Në një status, të shumë pëlqyer nga masa popullore (deri më tani statusi i Pozharti i “fshiu” 1.5 mijë pëlqime), Pozhari ka renditur disa fjali, të cilat lavdërojnë Kurtin.
Pozhari ka përmendur veriun, buxhetin e ndërtimet e tjera infrastrukturore.
Në fund, ai ka vlerësuar se Kurti e ka qëllimin e qartë.
“Krejt këto presione, sulme, ofendime, pabesi, po i pret në qetësi, si njeriu që e ka të qartë cakun drejt të cilit është nisur: Ta shporrë një herë e përgjithmonë Serbinë dhe shpurën që bënte pazare me të në kurriz të Kosovës.
Siç e ka të qartë se krejt kjo zhurmë vjen si klithmë e atyre që janë uritur për pushtet. E, jo zë e vullnet i popullit” – ka shkruar Pozhari.