Pozhari: Kurti ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të luftës së UÇK-së
Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
Reagimi i Pozarit erdhi pasi që para Qeverisë së Kosovës është mbajtur ‘Marshi për Drejtësi’ për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Pozhari tutje ka thënë se Kurti ka qenë gjithmonë kundër Gjykatës Speicale.
“Marshues të shumtë në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Përballë ndërtesa e Qeverisë që udhëhiqet nga një kryeministër i cili gjithmonë ka qenë kundër Gjykatës Speciale. Rrjedhimisht, edhe dje, edhe sot, edhe nesër Albin Kurti ka qenë dhe mbetet në mbrotje të luftës së UÇK-së.” – ka shkruar Pozhari në Facebook.
