Pozhari i reagon Abdixhikut tè LDK-së për situatën në shëndetësi sa i përket furnizimit me ilaçe
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka komentuar një status të kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili dje foli për gjendjen në shëndetësinë kosovare.
Abdixhiku dje tha se në klinikën e Onkologjisë pacientët me kancer nuk kanë ilaçe.
Por Pozhari duke cituar një raport të SHSKUK-së për listën esenciale të barnave tha gjendja nuk është ashtu se si e proklamoi Abdixhiku.
“Pse bre Lumir po e zbret veten deri në këtë pikë? Sigurisht se ka shumë probleme në sektorin e shëndetësisë, por nuk ke pse me rrejt për me e glorifiku situatën edhe ashtu të rënduar. Për më tepër të vësh në lajthitje pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit! Ilaçe paska, kujdes nga bashkëpunëtorët që të raportojnë gabimisht,”- ka shkruar Pozhari.