Postimi i çuditshëm i Elvis Hoxhës me tri shkronja e dy pika: D.m.th - NACIONALE

Postimi i çuditshëm i Elvis Hoxhës me tri shkronja e dy pika: D.m.th

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, në publik njihet për gjuhën e tij prej “filozofi”. Madje, jozyrtarisht ai konsiderohet si “ideologu” i LVV-së. Sigurisht bashkë me sivëllain e tij, Hysamedin Ferajn.

Për dallim prej statuseve të tij, të cilat shpesh kritikohen për gjuhën e ashpër që përmbajnë, kësaj radhe Hoxha ka bërë një status të çuditshëm. Por jo për përmbajtjen, sa për mospërmbajtjen. Më saktësisht, Hoxha shkroi vec tri shkronja të ndara në mes me dy pika.

“D.m.th” – shkroi Hoxha, që më shumë gjasë është status i postuar gabimisht.

Ndoshta në universin e Hoxhës, këto tri shkronja dhe dy pika kanë ndonjë kuptim metafizik. Ndoshta edhe ndonjë mesazh subliminal. Sidoqoftë, gazetari që e shkroi këtë shkrim, nuk ka arritur të kuptojë çka saktësisht ka dashur të thotë Hoxha me këtë status enigmatik (nëse mund t’i referohemi kështu tekstit me tri shkronja e dy pika të Hoxhës).

Lajme të ngjashme