Posti i profesoreshës në Shkup për Baljen, Miftaraj: Qeverisje tipike "made in Albin Kurti" - NACIONALE

Posti i profesoreshës në Shkup për Baljen, Miftaraj: Qeverisje tipike "made in Albin Kurti"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar konfirmimin e deputetes Duda Balje se i është ofruar posti i profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Ai ka bërë me dije se kjo flet për qeverisje të bazuar në parime dhe pazare politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është qeverisje tipike e Albin Kurtit.

“Deputetja Duda Balje konfirmon se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun. Qeverisje e bazuar në parime dhe pazare politike. Qeverisje tipike made in Albin Kurti. Gjithçka ka çmim. Çka nuk blehet me pak pare blehet me më shumë pare”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme