“Poster i manipuluar”: Manxhuka del me sqarim për një thirrje të rreme në rrjete sociale
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka njoftuar simpatizantët e partisë së vet se një “poster i manipuluar” po qarkullon në rrjete sociale ku pretendohet se do të mbahet takim i partisë me mërgatën në Urën e Ibrit në Mitrovicë, ndërsa posteri origjinal thirrjen e ka për në lagjen Taukbahçe në Prishtinë.
“Po qarkullon një poster me të dhëna të manipuluara për takimin e Lëvizjes me mërgatën. Njoftimi i vetëm zyrtar dhe i saktë është posteri me të gjelbërt me lokacion Prishtinën. Pra, takimi i 5 gushtit 2024 me mërgatën mbahet në Prishtinë, jo në Mitrovicë”, ka shkruar Manxhuka.