Osmani për deklaratat e Macronit për pezullim të liberalizimit të vizave: Ishte dallimi në përkthim - NACIONALE

Osmani për deklaratat e Macronit për pezullim të liberalizimit të vizave: Ishte dallimi në përkthim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në “Tempus” të KTV-së ka komentuar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kërcënoi me pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën për shkak se “nuk janë mbajtur fjalët”.

Presidentja Osmani tha se presidenti Macron më tepër e kishte për çështjen e besimit.

Është sqruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidentin Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024”, ka thënë Osmani.

Me Francën si shtet aleat, do të ulemi e diskutojmë këto çështje. E kam takuar në Granadë së fundi presidentin Macron. Kërkesa e tij ishte e qartë, me të cilën pajtohem e janë pajtuar gjitha institucionet e Kosovës, që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës. E kam njoftuar se Kosova ka krijuar bazën ligjore nëpërmjet udhëzimit administrativ, është me rëndësi që qytetarët të marrin pjesë. Pa pjesëmarrjen e qytetarëve do të përsëritet 23 prill, askujt s’i shkon përshtati kjo”, ka thënë Osmani

Lajme të ngjashme