Posedim dhe shitje të paautorizuar të drogës, policia arreston një 28 vjeçar në Prishtinë
Një 28 vjeçar është arrestuar në Prishtinë këtë mbrëmje, i kapur me “sasi të dyshuar të narkotikëve”, njoftoi Policia e Kosovës në një komuniaktë për media, pas një aksioni që zhvilloi në rrugën “Nezir Muji”.
Njoftimi i Policisë:
Prishtinë, 30 Tetor 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, sonte nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:
·T.B, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe në kërkim si i dyshuar për “Dhunë në familje”
Po ashtu, gjatë operacionit të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.