Portali nga Zvicra shkruan për 'shpërthimin' e Ragip Xhakës ndaj Zana Avdiut
Portali zviceran, "Watson.ch" ka shkruar poashtu për çështjen e kthyer në temë në vendin tonë, atë të aktivistes Zana Avdiut.
Kjo e fundit kritikoi gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen me Zvicrën, teksa mediat helvete i kanë dhënë rëndësi debatit që është zhvilluar në Kosovë.
"Përpos gjestit të pahijshëm të Xhakës, ajo është e shqetësuar edhe me faktin se njëjta u shpërnda mjaft shumë në rrjetet sociale", thuhet ndër të tjerash në artikullin e mediumit respektiv.
Ragipi
Mbrëmë në emisionin "Favorit", babai i Granit Xhakës u inkuadra përmes telefonit.
Ai hodhi kritika të shumta ndaj Avdiut, duke thënë se e kishte çuar Granitin në një gjendje tejet të keqe, me futbollistin që duket të jetë prekur nga vetëm një status i Avdiut.
Madje, njeriu që jeton tash e shumë vite në Perëndim, nuk u pajtua me të drejtën e aktivistes për t'u shprehur e lirë, duke i thënë që mos të merret më me familjen Xhaka.
"T’i vjen turp. Turpi i madh ajo që është në këtë emision, e cila nuk din çka është sporti, çka janë ndjenjtat, çka është “shqiptaria”, as një gjë nuk e din. Unë nuk e di kush e ka zgjedh një femës këso që merret me këtë sport, që s’ka lidhje me sport, asgjë dhe i kundërvihet një djali që, është gjak shqiptari, i cili na bën jo vetëm mua s’i prind, por gjithë shqiptarët kudo të jenë. Kjo shkon i analizon, se është analiste, ju kërkoj falje se unë nuk bi në këso debate, me këso njerëz, edhe nuk e sjell veten, edhe i thotë Granitit një rrugaç, kur vet fjalën rrugaç nuk e di, e ju vendosë juve aty para gjyqit, thotë çfarë gjesti ka bë. Merre me mend, as gjesti nuk din me tregu për çka është".
Jashtë kontrollit
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, situata doli jashtë kontrollit me kërcënime të bëra në mënyrë të hapur ndaj aktivistes Avdiu. Kjo e fundit tha se kërcënimet erdhën pas deklaratës së Ragip Xhakës.
Disa prej tyre i tregoi edhe vetë avokati Arianit Koci, që paralajmëroi edhe ndjekje penale për kërcënuesit.
“Veç mos t’pafsha, LIVE kam me të mytë familjen n’p**** t’k****. Kam me t’çu bashkë me Hamiden (gruan shtatzënë) n’atë’anë.” – ishte njëri prej tyre.
“...çiftin ton u dashtë me vra, ani çka ju bojshe ti q*** robtë me bo me folë edhe i herë për Xhakat... trus palo se t’shkon jeta...”, shkruante në një tjetër koment.
