Zana Avdiu: Ragip Xhaka me kërcënoi publikisht - NACIONALE

Zana Avdiu: Ragip Xhaka me kërcënoi publikisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja Zana Avdiu ka reaguar përsëri ndaj babait të Granitit, Ragip Xhakës lidhur me deklaratën që e ka dhënë mbrëmë në Favorit.

Avdiu ka thënë se i vije keq që babai i Granitit e ka kërcënuar publikisht dhe se valën e kërcënimeve e ka marrë pas reagimit të tij.

“Me vjen keq që zoti Xhaka me kërcënoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptu statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendoj dhe ta kuptoj se çka po thotë. Vala më e rëndë e mesazheve ka ardhur pas reagimit të tij. Mua më vjen keq që një prind del të fjalë në emër të djalit të tij që është i rritur”, tha ajo gjatë një lidhje direkte në emisionin Pressing.

Lajme të ngjashme