por thyen rekordin për më së shumti aces në histori të tenisit - NACIONALE

por thyen rekordin për më së shumti aces në histori të tenisit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

John Isner ndonëse nuk ka fituar ndonjëherë grandslams, ai ka hyrë në histori për më së shumti aces (shërbime pa kthim) në ndeshjen kundër Jannik Sinner të cilën e humbi 3:0 në sete.

Sinner e mposhti amerikanin 3:0 në sete apo 6:4, 7:6, 6:3, por kjo nuk e zhgënjeu fare pasi qëllimi i tij ishte thyerja e rekordit për më së shumti aces, dhe këtë e arriti duke dalë përmbi Ivo Karlovicin për plotë 20 aces, edhe pse para kësaj ndeshje ishte katër aces mbrapa.

“Në të vërtetë jam shumë i lumtur që theva këtë rekord. Ta bëja këtë në këtë garë ishte shumë mirë. Wimbledon e bëri më speciale se sa të ishte në ndonjë garë më të vogël”, tha Isner pas ndeshjes.

Isner mbanë rekordin edhe për më së shumti aces gjatë një ndeshje, kur në ndeshjen kundër Nicolas Mahut në 2010 bëri gjithsej 113 aces në 11 orë ndeshje.

Lajme të ngjashme